Vlora Hyseni para Gjykatës së Posaçme, i drejtohet një gazetareje
Ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme e shoqëruar nga forca të shumta policie. Para hyrjes në godinë, ajo iu drejtua një gazetareje me një deklaratë të papritur.
Hyseni ndodhet aktualisht nën masën e arrestit shtëpiak dhe sot pritet të njihet me masën e sigurisë. Para gjykatës, gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, ajo foli shkurtimisht.
Duke iu drejtuar gazetares, Hyseni tha: “Si kalon në takime ti me agjentët serbë në dhomat e hotelit ‘Rogner’”.