Foto: Gjermania kërkon drejtësi për Banjskën, tre vjet pas vrasjes së Bunjakut

Gjermania kërkon drejtësi për Banjskën, tre vjet pas vrasjes së Bunjakut

Në trevjetorin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë.

Përmes një deklarate, Ambasada gjermane ka rikujtuar vrasjen e Bunjakut dhe ka theksuar se udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës.

Ambasada ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend pa vonesa të mëtejshme, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme.