Deri në 10 euro për veturat që hyjnë në qendër të Prishtinës
Hyrja me veturë në zonën qendrore të Prishtinës mund të kushtojë deri në 10 euro, sipas propozimit që pritet të prekë drejtuesit e automjeteve që futen brenda kësaj zone.
Tarifa e propozuar nuk lidhet me hyrjen në Prishtinë në përgjithësi, por vetëm me automjetet që hyjnë në qendër. Shuma parashihet të ndryshojë në varësi të llojit të automjetit, ndërsa për veturat elektrike është propozuar hyrja pa pagesë.
Banorët e regjistruar në kryeqytet parashihen të lirohen nga kjo pagesë. Megjithatë, rregullorja ende duhet të miratohet dhe zbatimi i saj nuk nis menjëherë.