Gucati paralajmëron para Kuvendit: Situata mund të përshkallëzohet
Hysni Gucati iu është bashkuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, të cilët po kërkojnë votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gjatë protestës, ai paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet nëse ligji nuk votohet.
Gucati tha se kishte ardhur së bashku me studentët dhe të rinjtë për të pritur zhvillimet lidhur me leximin e dytë të projektligjit.
Ai deklaroi se mosvotimi i leximit të dytë do ta rëndonte situatën si për protestuesit, ashtu edhe për parlamentarët dhe qeverinë.