Foto: Molliqaj pretendon se nipi i Thaçit u arrestua pas ndjekjes së organizuar

Molliqaj pretendon se nipi i Thaçit u arrestua pas ndjekjes së organizuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka pretenduar se arrestimi i nipit të ish-presidentit Hashim Thaçi ishte i organizuar dhe se ndaj tij ishte ushtruar dhunë joproporcionale.

“Na kanë ndjekur në mënyrë të organizuar, me plan, dhe kanë ushtruar dhunë joproporcionale ndaj tij, atje diku në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka deklaruar Molliqaj.

Sipas pretendimit të tij, ndjekja i kishte paraprirë arrestimit, ndërsa veprimet ndaj nipit të Thaçit i ka cilësuar si më armiqësore se më parë. Këto janë detajet e bëra publike nga Molliqaj lidhur me rastin.