Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gërvalla e Sveçla mbeten në poste
Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta publike dhe ka vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
Pas rastit të rëndë, janë ndërmarrë disa masa ndaj zyrtarëve që kishin qenë të përfshirë në trajtimin e denoncimeve dhe kërkesave të viktimës për mbrojtje.
Rasti ka ngritur pikëpyetje për mosmbrojtjen e Zekajt, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme. Ndërkohë, Gërvalla dhe Sveçla mbeten në postet e tyre.