Bajrami: Kurti po shkel afatin ligjor për buxhetin e vitit 2027
Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri, ndërsa 31 tetori është dita e fundit e afatit ligjor për dorëzimin e tij në Kuvend. Për këtë situatë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar se Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë përcakton që Qeveria duhet t’ia dorëzojë Kuvendit Projektligjin për Buxhetin jo më vonë se më 31 tetor.
Bajrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai po e shkel afatin ligjor për miratimin e buxhetit të vitit 2027. Deri në fund të këtij afati, projektligji, sipas informacionit të paraqitur, nuk është miratuar në Qeveri.