Aliu kërkon dorëheqjen e Kurtit, nesër protestë në Prishtinë
Organizatori i protestës së paralajmëruar për nesër në Prishtinë, Durim Aliu, u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në tubim. Protesta pritet të mbahet në Sheshin Skënderbeu, duke filluar nga ora 12:00.
Aliu ka theksuar se protesta nuk organizohet për interesa partiake, por për qytetarët, familjet dhe të ardhmen e Kosovës. Thirrjen për pjesëmarrje ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
Kërkesa kryesore e organizatorit është dorëheqja e Kurtit. Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubim dhe të shprehin qëndrimin e tyre gjatë protestës së paralajmëruar në kryeqytet.