Pas aksidentit në Shupkovc, pronari i Audi-t thotë se shpëtoi
Pronari i një Audi-i, i përfshirë në aksidentin mes dy veturave në Shupkovc të Mitrovicës, ka reaguar pas përplasjes duke thënë se është mirë dhe se ka shpëtuar.
Ai reagoi në komentet e videos së publikuar pas aksidentit, ku shprehu falënderim që kishte shpëtuar nga ngjarja.
Në të njëjtin reagim, pronari i Audi-t pretendoi se drejtuesi i Mercedesit ishte 100 për qind përgjegjës për aksidentin, duke thënë se kishte dalë në kryqëzim pa shikuar në asnjërën anë.