Foto: Shporta familjare në Kosovë shtrenjtohet për 78 euro në muaj

Shporta familjare në Kosovë shtrenjtohet për 78 euro në muaj

Shporta familjare në Kosovë është shtrenjtuar për rreth 78 euro në muaj, duke rënduar buxhetet dhe duke ulur ndjeshëm fuqinë blerëse të familjeve.

Pëllumb Çollaku, doktor i shkencave ekonomike, ka thënë se një shportë konsumi që në shtator të vitit 2025 kushtonte 1.000 euro, tani kushton rreth 1.078 euro.

Sipas kësaj përllogaritjeje, familjet duhet të paguajnë më shumë për të njëjtën shportë produktesh dhe shërbimesh. Rritja e kostos së produkteve bazë po vazhdon të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetet familjare në Kosovë.