Foto: Aksident fatal në Junik, drejtuesi i katërçikletës humb jetën

Aksident fatal në Junik, drejtuesi i katërçikletës humb jetën

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Jasiq të Junikut. Në aksident është përfshirë një katërçikletë, ndërsa drejtuesi i saj ka humbur jetën.

Vdekja e drejtuesit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor. Ngjarja ka marrë përmasa fatale, ndërsa rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura në informacionin fillestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë dhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me urdhër të prokurorit.