Foto: Aksident fatal në Smrekovnicë: identifikohen dy të rinj që vdiqën

Aksident fatal në Smrekovnicë: identifikohen dy të rinj që vdiqën

Dy të rinj humbën në një aksident të rëndë që ndodhi rreth orës 02:53 në rrugën kombëtare Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë. Viktimat janë identifikuar si Qëndrim Xhemajli, 22 vjeç, dhe Rinor Zejnullahu, 24 vjeç.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishte përfshirë një veturë në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të dy u dërguan për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, u konstatuar vdekja e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për shkakun e aksidentit vazhdojnë.