Aksidenti fatal në Junik, identifikohet viktima Shkëlqim Alaj
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Jasiq të Junikut, ku ka humbur jetën drejtuesi i një katërçiklete. Viktima është identifikuar si Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit në Komunën e Deçanit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa Alaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve të marra. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.