Foto: Aktakuzë për aksidentin fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Aktakuzë për aksidentin fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj N.S. për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, pas një aksidenti fatal në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas aktakuzës, më 23 korrik 2026, i pandehuri po drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Ai dyshohet se po lëvizte në krahun dhe shiritin e kundërt të rrugës, ku goditi një automjet që po lëvizte në drejtimin e rregullt.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja M.V., ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.