Aktakuzë në Mitrovicë: dyshohet se e joshën për mjaltë, e plagosën dhe e rrëmbyen
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj Vidosav Mitrovicit, nën dyshimin se ka ndihmuar persona të tjerë në plagosjen dhe rrëmbimin e Milan Vukasinovicit. Sipas aktakuzës, viktima dyshohet se u josh për të blerë mjaltë, ndërsa më pas u plagos dhe u rrëmbye.
Në aktakuzë thuhet se Vukasinovici më pas dyshohet se është dërguar në territorin e Serbisë. Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë, ndërsa Mitrovici dyshohet se ka ndihmuar në zhvillimin e ngjarjes.
Aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.