Aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan shpallet sot
Sot pritet të shpallet aktgjykimi për Halil Mehmetajn dhe dy djemtë e tij, Kastriotin e Kreshnikun, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Pejë është caktuar të nisë në orën 14:30, kur pritet të merret vendimi për këtë rast.
Çështja lidhet me një ngjarje që tronditi Kosovën në vitin 2021. Pas përfundimit të procesit gjyqësor, vendimi për tre të akuzuarit pritet të shpallet gjatë seancës së sotme.