Foto: Altin Kryeziu përcillet për në banesën e fundit në Bubavec

Altin Kryeziu përcillet për në banesën e fundit në Bubavec

Në varrezat e fshatit Bubavec ka nisur ceremonia e varrimit të policit të Kosovës, Altin Kryeziu, i cili vdiq në krye të detyrës. Atij po i jepet lamtumira e fundit.

Në ceremoninë mortore po marrin pjesë familjarë, miq, kolegë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë, të mbledhur për t’i dhënë nderimet e fundit policit.

Altin Kryeziu po përcillet për në banesën e fundit tetë ditë pasi humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në krye të detyrës.