Amir Rrahmani pensionohet nga Kombëtarja, Dardanët në vështirësi
Vendimi i Amir Rrahmanit për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Në vlerësimet e publikuara pas këtij vendimi, theksohet se “Dardanët” do ta kenë të vështirë të vazhdojnë pa kapitenin e tyre.
Theksi vihet te përvoja e madhe që Rrahmani ka pasur me përfaqësuesen. Sipas këtij vlerësimi, Kosova do ta ketë të vështirë të vazhdojë pa kapitenin, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm për ekipin.