Foto: Amir Rrahmani pensionohet nga Kosova, mediat e huaja shkruajnë për vendimin

Amir Rrahmani pensionohet nga Kosova, mediat e huaja shkruajnë për vendimin

Amir Rrahmani ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja e Kosovës, ndërsa vendimi i ish-kapitenit është pasqyruar edhe nga mediume të huaja. Largimi u bë i ditur mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Rrahmani, i cili deri tani ishte kapiten i përfaqësueses së Kosovës, shkroi se po pensionohet nga kombëtarja për sa kohë që në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës janë personat aktualë.

Njoftimi i tij e lidh drejtpërdrejt pensionimin me drejtimin aktual të FFK-së. Pas publikimit të vendimit, për largimin e Rrahmanit nga kombëtarja kanë shkruar edhe mediume të huaja.