Apeli rrëzon kërkesën e mbrojtjes, gjyqtari Gashi mbetet në paraburgim
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për ndërprerjen e paraburgimit ndaj gjyqtarit Avdirrahman Gashi. Me këtë vendim, Gashi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
Avdirrahman Gashi është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Degën në Lipjan. Ndaj tij po zhvillohet hetim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Mbrojtja kishte kërkuar ndërprerjen e masës së paraburgimit, por Gjykata e Apelit e ka refuzuar këtë kërkesë. Si rrjedhojë, masa e paraburgimit ndaj gjyqtarit mbetet në fuqi.