Arrestohen Jozi dhe shoku i tij, dy persona të tjerë në kërkim
Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është arrestuar bashkë me një person tjetër në lidhje me rrahjen e Edit, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia njoftoi se ndalimet pasuan hetimet për një video të konfliktit, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, janë ndaluar J.M., 30 vjeç, që bëhet fjalë për Jozefin Markun, dhe K.N., 31 vjeç.
Rasti lidhet me një përleshje për të cilën policia ka ndërmarrë veprime hetimore. Ndërkohë, kërkimi vazhdon për dy persona të tjerë, lidhur me të njëjtën ngjarje.