Arrestohet i dyshuari për grabitjen e marketit “Maxi24” në Prishtinë
Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 26-vjeçar, i dyshuar për grabitjen në marketin “Maxi24”, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Ngjarja kishte ndodhur më 28 gusht, rreth orës 01:30. Sipas informacioneve për rastin, një person me duks të bardhë dhe kapuç kishte hyrë në market dhe, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i kishte kërkuar arkëtarit paratë e arkës.
I dyshuari dyshohet se kishte marrë rreth 250 euro dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kishin dalë në vendngjarje dhe kishin nisur kërkimet, por atë natë nuk kishin arritur ta lokalizonin.
Sipas informacioneve të rastit, personi i arrestuar është Art Fejza, 26-vjeçar. Ai është dërguar në ndalim policor.