Arrestohet në Prizren 41-vjeçari i dënuar me katër vjet burg për narkotikë
Policia ka arrestuar në Prizren një 41-vjeçar nga Velezha, i cili ishte në arrati dhe në kërkim për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim efektiv për vepra të lidhura me narkotikë.
Sipas njoftimit, më 1 shtator 2026, zyrtarët e Stacionit Policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin N.K., pas një kohe të gjatë në arrati.
41-vjeçari ishte dënuar me dy vendime të plotfuqishme për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas arrestimit, ai fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg për ta vuajtur dënimin prej katër vitesh.