“S’dinim ku t’i vendosnim këmbët”, rrëfimi nga Instituti pas luftës
“S’dinim ku t’i vendosnim këmbët nga kufomat” është përshkrimi i Arsim Gërxhaliut për hyrjen e parë në Institutin e Mjekësisë Ligjore pas luftës.
Doktori ka rrëfyer në emisionin “Pressing One” momente nga jeta e tij dhe përvojën e hyrjes në institut gjatë asaj periudhe.
Ai ka treguar se në bodrum pa frigoriferë të mbushur tej mase, si dhe shumë kufoma të vendosura në dysheme, duke e bërë të vështirë të gjendej hapësirë për të shkelur.