Foto: Babai i Rea Rakës e kujton vajzën në ditëlindjen e 24-të

Babai i Rea Rakës e kujton vajzën në ditëlindjen e 24-të

Rea Raka, e cila humbi jetën më 21 korrik pas një aksidenti tragjik në Komoran, këtë ditë do të festonte ditëlindjen e 24-të. Në vend të festës, familja po përballet me dhimbjen e humbjes së saj.

Babai i Reas, Petrit Raka, ka ndarë një dedikim prekës për vajzën e ndjerë. Ai ka kujtuar momentet e para të jetës së saj dhe vitet që i kaluan së bashku.

“Gëzuar ditëlindjen në qiell”, shkroi Petrit Raka në dedikimin për vajzën e tij. Mesazhi i tij shpreh dhimbjen e familjes në këtë ditë të veçantë për Rean.