Celine Dion rikthehet pas më shumë se gjashtë vitesh dhe përlotet në skenë
Celine Dion është rikthyer mbrëmjen e së shtunës në skenë, pas një mungese prej më shumë se gjashtë vitesh, duke u përlotur gjatë performancës së saj.
Këngëtarja e njohur kanadeze hapi shfaqjen në “Plenitude Arena”, pranë Parisit, e veshur me një fustan të zi pa rripa.
Dion performoi këngën e saj “On ne change pas”, duke shënuar rikthimin e saj në skenë pas një periudhe të gjatë mungese.