Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: A ka vend të sigurt për gratë?
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re, e cila, sipas saj, u vra nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka ngritur shqetësimin për sigurinë e grave dhe ka shtruar pyetjen nëse ekziston ndonjë vend i sigurt për to. Ajo ka përmendur rrugën, vendin e punës dhe shtëpinë si hapësira ku gratë duhet të ndihen të mbrojtura.
Çitaku ka thënë se dhuna ndaj grave duhet të jetë jo vetëm e dënueshme penalisht, por edhe e patolerueshme nga shoqëria. Në reagimin e saj, ajo ka kritikuar edhe prirjen për të kërkuar arsyetime për dhunën, duke theksuar se për vrasjen e një gruaje nuk mund të ketë motiv, arsye apo justifikim.