Foto: Daka: Konstituimi i Kuvendit është çështje e gjykuar

Daka: Konstituimi i Kuvendit është çështje e gjykuar

Ish-gjyqtarja Valdete Daka ka deklaruar se nuk ka më dilemë nëse Kosova ndodhet në shkelje kushtetuese, duke e lidhur këtë situatë me moskonstituimin e Kuvendit.

Sipas Dakës, shkelja kushtetuese ka nisur më 6 gusht, kur Kuvendi është dashur të konstituohej. Ajo tha se çdo vendim i marrë pas kësaj date është marrë në shkelje kushtetuese.

Daka u shpreh gjithashtu se Gjykata Kushtetuese tashmë e ka trajtuar çështjen e konstituimit të Kuvendit. “Gjykata Kushtetuese s’ka çka të thotë për konstituimin e Kuvendit, ajo çështje është e gjykuar”, tha ajo.