Deliu-Kodra akuzon VV-në për bllokim të Kuvendit pas votimit të dështuar
Seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre pasi kandidatja e PDK-së për nënkryetare nuk mori votat e mjaftueshme, ndërsa deputetja Blerta Deliu-Kodra e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e mëtejshëm të punës së Kuvendit.
Deliu-Kodra tha se VV-ja refuzoi të votonte kandidaten e PDK-së. Sipas saj, ajo që ndodhi ishte një situatë e paprecedentë, pasi u pa qartazi përpjekja e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje për ta bllokuar më tej konstituimin e Kuvendit.
Deputetja e PDK-së shtoi se gjatë kësaj të premteje u pa, sipas saj, loja e vazhdueshme e bllokadës nga ata që nuk duan të ketë konstituim të Kuvendit të Kosovës.