Detaje të reja nga vrasja e babë e bir në Dukagjin: rreth 50 plumba ndaj fuoristradës
Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e babë e bir, Lekë dhe Prel Gjoni, një ditë më parë në fshatin Mgull të Dukagjinit.
Dyshohet se ndaj fuoristradës me të cilën udhëtonin dy viktimat dhe Lazer Bashi është qëlluar me rreth 50 plumba kallashnikovi. Bashi mbeti i plagosur gjatë sulmit.
Sipas të dhënave të bëra publike, ngjarja përfshiu një breshëri të madhe plumbash ndaj automjetit ku ndodheshin tre personat. Detajet e reja lidhen me mënyrën e sulmit dhe pasojat e tij, ndërsa Lekë dhe Prel Gjoni janë dy viktimat e kësaj ngjarjeje.