Dhjetëra veteranë të UÇK-së mbërrijnë në Hagë para vendimit
Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Veteranët kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në këtë ditë dhe për t’i përcjellë nga afër zhvillimet në Gjykatën Speciale. Mbërritja e tyre vjen në një moment të rëndësishëm për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Do të qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, është deklarata me të cilën veteranët kanë bërë të ditur planin e tyre pas mbërritjes në Hagë.