Foto: Pesë vetura digjen në Vlashnje, identifikohet i dyshuari

Pesë vetura digjen në Vlashnje, identifikohet i dyshuari

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ndërsa Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar për rastin. Zjarri është raportuar rreth orës 13:00, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe shuar pas intervenimit të zjarrfikësve, ndërsa pesë veturat kanë pësuar dëme nga flakët.

Personi i dyshuar është intervistuar nga organet e rendit dhe, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe mbetet nën hetime.