Djali i Fadil Fazliut reagon pas kërkesës për tre vjet burgim
Pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënimin me tre vjet burgim të Fadil Fazliut, ka reaguar djali i tij, Fahri Fazliu.
Reagimi i Fahri Fazliut erdhi pas deklaratave përfundimtare në Hagë, ku Prokuroria kërkoi që Fadil Fazliu të dënohet me tre vjet burgim. Prokuroria pretendon se ai ka ndihmuar në përpjekjet për pengimin e administrimit të drejtësisë.
Pas seancës, Fahri Fazliu shprehu publikisht respekt dhe krenari për babanë e tij, duke e quajtur “bablok”.