Dy të lënduar nga therja me thikë në Mitrovicë, arrestohet një person
Dy persona janë lënduar gjatë një përleshjeje në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në rast.
Ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma, rreth orës 21:44. Dy të lënduarit, të moshës madhore, janë dërguar për tretman mjekësor pas përleshjes.
Sipas informatave të para të Policisë, dyshohet se lëndimet janë shkaktuar me një mjet të mprehtë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar.
Hetuesit policorë po vazhdojnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.