Dyshohet se dy persona me maska sulmuan një grua në Rahovec
Një grua në Rahovec dyshohet se u sulmua fizikisht pranë shtëpisë së saj nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas informatave të para, të dyshuarit ia morën çantën, ndërsa njëri prej tyre e kërcënoi me pistoletë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:25 në rrugën “Luftëtari”, në Lagjen e Epërme të Rahovecit. Gruaja dyshohet se është përballur me dy personat para shtëpisë së saj, në rrethana që po hetohen.
Në çantën e grabitur, sipas të dhënave të para, ndodheshin rreth 5 mijë euro. Dy personat dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes pas sulmit.