Eduard Kuçi shpallet në kërkim për moskallëzim krimi
Eduard Kuçi është shpallur në kërkim nga Policia shqiptare për moskallëzim krimi, pas zhvillimeve të reja në rastin ku janë arrestuar këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij, Kristjan Nikolli.
Kuçi e ka mohuar dhunën dhe, gjatë deklarimit në polici, ka thënë se bëhej fjalë për një konflikt të thjeshtë të lidhur me bllokimin e rrugës me makinë. Pas verifikimeve, ndaj tij është ngritur akuza për moskallëzim krimi dhe është vendosur në kërkim policor për të dhënë sqarime të mëtejshme.
Sipas sqarimit të gazetares Anila Hoxha, kërkimi policor dallon nga një kërkim i urdhëruar nga gjykata ose prokuroria.
Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe rolin e secilit person të përfshirë.