Elena Sadiku nominohet për çmimin “Trajnerja e Vitit”
Trajnerja kosovare Elena Sadiku është nominuar për “Topin e Artë”, duke u përfshirë në garën për çmimin e trajneres më të mirë të vitit në futbollin e femrave.
Nominimi përbën një vlerësim të madh për Sadikun, 32-vjeçaren nga Kosova, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në një prej emrave më të vlerësuar në futbollin evropian.
Me këtë nominim, Elena Sadiku është renditur mes emrave që garojnë për një prej çmimeve kryesore individuale në futbollin e femrave.