Fadil Pushkolli lirohet nga autoritetet maqedonase pas ndalimit në kufi
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, njoftoi se është liruar nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut, pak orë pas arrestimit të tij në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.
Pushkolli bëri të ditur se ishte marrë në pyetje dhe se më pas ishte liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Lirimi i tij u bë i ditur pas ndalimit në kufi.
Pas përfundimit të procedurës, ai falënderoi policinë për korrektësinë dhe profesionalizmin. Pushkolli shprehu veçanërisht mirënjohje për pjesëtarët e policisë që, sipas tij, u sollën me respekt dhe korrektësi gjatë gjithë procesit.