Foto: I dyshuari për fajde përplasi hetuesin dhe një 17-vjeçare gjatë arratisjes

I dyshuari për fajde përplasi hetuesin dhe një 17-vjeçare gjatë arratisjes

Gjatë një aksioni policor kundër fajdes në Prizren, një i dyshuar gjatë arratisjes përplasi me veturë fillimisht një hetues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë. Më pas i njëjti dyshohet se goditi një veturë në një fshat të Prizrenit dhe më vonë një këmbësore 17-vjeçare, para se të ndalohej.

Si pjesë e operacionit, u arrestuan tre persona të dyshuar për veprën penale “fajdeja”: Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani. Gjatë kontrolleve policore u gjetën dhe u sekuestruan edhe substanca narkotike, përkatësisht kokainë.

Ngjarja ka dalë në dritë gjatë aksionit të zhvilluar sot në Prizren, ku policia ndërmori veprime që çuan në arrestimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e provave lidhur me rastin.