Familjarët vendosin lule në Kalludër, aty ku u gjetën mbetjet e 23 personave
Familjarët e viktimave kanë vendosur lule në Kalludër të Zubin Potokut, në vendin ku u gjetën mbetjet e 23 personave. Pamjet nga ky moment janë publikuar në rrjetet sociale.
Vizita në lokacionin e varrit masiv u zhvillua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. Në këtë lokacion kanë qenë edhe institucionet e Kosovës dhe familjarët e viktimave.
Fotografitë dhe videot tregojnë familjarët duke vendosur lule në vendin e lidhur me gjetjen e mbetjeve të 23 personave.