Foshnja gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nis hetimi
Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë mëngjesin e 28 gushtit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të ndriçuar rrethanat e vdekjes.
Rasti është raportuar rreth orës 08:00 nga babai, i cili kishte vërejtur se foshnja nuk kishte shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Autoritetet po zhvillojnë procedurat hetimore lidhur me këtë rast.