Foto: Foshnja gjendet pa shenja jete në Prizren, policia nis hetimin

Foshnja gjendet pa shenja jete në Prizren, policia nis hetimin

Policia po heton vdekjen e një foshnjeje, e cila u gjet pa shenja jete gjatë mëngjesit të 13 shtatorit në Prizren.

Sipas njoftimit policor, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete. Rasti është evidentuar si hetim i vdekjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Detaje të tjera për rastin nuk janë bërë të ditura.