Fruthi në Kosovë: 147 raste dhe 10 të reja vetëm brenda javës
Numri i rasteve me fruth në Kosovë ka arritur në 147, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar edhe 10 raste të reja. Të dhënat e publikuara më 24 gusht mbulojnë periudhën nga 16 prilli deri më 24 gusht 2026.
Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri i rasteve të regjistruara këtë vit është më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara gjatë gjithë vitit 2025. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinim.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, me 49 raste, e pasuar nga Fushë-Kosova me 35 dhe Ferizaj me 13 raste. Në Obiliq janë konfirmuar nëntë raste, në Lipjan tetë dhe në Kaçanik shtatë.
Raste janë regjistruar edhe në komuna të tjera. Vushtrria dhe Shtimja kanë nga katër raste, Skenderaj dhe Drenasi nga tri, ndërsa Gjilani, Gjakova, Shtërpca dhe Deçani nga dy raste. Nga një rast është raportuar në Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.