Fundjava sjell diell dhe temperatura deri në 34°C
Fundjava pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 34°C. Vranësira të pakta mund të shfaqen kryesisht rreth relievit malor.
Gjatë ditës temperaturat do të mbeten të larta, ndërsa netët kanë nisur të freskohen gradualisht krahasuar me ditët e fundit. Kjo do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm mes temperaturave të ditës dhe atyre të natës.
Parashikimi tregon se kushtet e motit gjatë fundjavës do të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, me diell në pjesën më të madhe të kohës dhe pa ndryshime të mëdha në temperaturat e ditës.