Foto: Gara e dyshuar ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro

Gara e dyshuar ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro

Dy shoferë u ndaluan në rrugën “Ukshin Hoti” në Prizren, pasi dyshohet se po zhvillonin garë ilegale shpejtësie. Ndaj secilit prej tyre u shqiptua gjobë prej 400 eurosh.

Rasti u evidentua më 6 shtator, rreth orës 03:47, gjatë patrullimit të Njësive Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Zyrtarët policorë i ndaluan të dy automjetet që po merrnin pjesë në garë.

Përveç gjobës, të dy shoferëve iu shqiptuan nga katër pikë negative dhe masë ndaluese për drejtimin e automjetit për 10 muaj. Policia e Kosovës ka ndërmarrë kështu masat ligjore ndaj tyre për kundërvajtjet e shkaktuara.