Foto: Gjenden mbetje mortore të 23 personave në Zubin Potok

Gjenden mbetje mortore të 23 personave në Zubin Potok

Në komunën e Zubin Potokut janë nxjerrë mbetje mortore të 23 personave, ndërsa procesi i identifikimit po zhvillohet përmes ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe testeve të ADN-së.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka mirëpritur punën e autoriteteve të Kosovës dhe ka shprehur mbështetje për familjet e personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.

Përmes reagimit të saj, ambasada ka theksuar rëndësinë e zbardhjes së fatit të të pagjeturve pas shumë vitesh pasigurie. Ajo ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet për t’u dhënë përgjigje familjeve të prekura.