Foto: Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, dyshohet për dhunë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, dyshohet për dhunë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Ferizaj, ndërsa në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike. Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:18, kur njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes pas informatës për një vdekje të dyshimtë.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.