Foto: Gjykata shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan

Gjykata shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Rasti lidhet me ngjarjen e 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po qarkullonte në Gllogjan u qëllua me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, të identifikuar me inicialet L.H. dhe G.M. Një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.