Foto: Glock dhe 14 fishekë në çantë, ndalohet 26-vjeçari në Prishtinë

Glock dhe 14 fishekë në çantë, ndalohet 26-vjeçari në Prishtinë

Një kontroll policor në Prishtinë ka përfunduar me sekuestrimin e një pistolete Glock, municionit dhe dokumentacionit për armë, ndërsa një 26-vjeçar është shoqëruar në stacion për intervistim.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 21:30, te “Rrethi i Fontanës” në Prishtinë. Gjatë kontrollit, në çantën e 26-vjeçarit është gjetur një armë zjarri e tipit Glock, së bashku me 14 fishekë.

Policia ka sekuestruar armën dhe municionin, si dhe lejen e armës që ndodhej në dokumentacionin e tij. I riu është intervistuar në stacionin policor në cilësinë e të dyshuarit.