Foto: Gruaja vdes, bashkëshorti plagoset nga arma e zjarrit në Malishevë

Gruaja vdes, bashkëshorti plagoset nga arma e zjarrit në Malishevë

Një grua ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur pas një rasti me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e 23 gushtit në fshatin Kërvasari të Malishevës. Rastin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga Policia Rajonale e Gjakovës.

Policia është njoftuar rreth orës 23:20 dhe njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në një dhomë gjumi janë gjetur dy personat, të cilët kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Pas ndihmës së parë mjekësore, të dy janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Rreth orës 01:10, policia është njoftuar nga QKUK-ja se gruaja, e moshës madhore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit.